E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndertimit, brenda 50 diteve

Marrin fund me sa duket vuajtjet e te gjithe atyre kompanive te ndertimit, te cilat kerkojne te ndertojne ne vend, por qe hasin ne burokracine e teper dhe zvarritese te pushtetit vendor. Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria pritet te vendose nje afat 50 ditor per pushtetin vendor, per dhenien ose jo te nje leje ndertimi. Duke e ilustruar me shembuj, kreu i ekzekutivit deklaroi perpara ministrave te tij, ne mbledhjen e qeverise, se sistemi aktual eshte i neveritshem dhe kerkon qe personi qe aplikon, per nje leje ndertimi, te prese deri ne 390 dite. Kjo procedure, sipas Berishes, ka sjelle nje situate te papranueshme dhe te rrezikshme ne dem te investitoreve, duke mbajtur peng zhvillimin. "Shqiperia ndodhet ne vendin e 176, duke u renditur nder kater apo pese vendet me te mundimshme, per sa i perket lejeve te ndertimit. Mesatarja e lejes se ndertimit ne Shqiperi eshte 390 dite, pra nuk mund te jete me i neveritshem dhe me i tmerrshem sesa kaq, mekanizmi burokratik", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se kjo ishte nje procedure te ciles duhej t'i jepej fund njehere e mire. Ne kuader te hartimit te ligjit te urbanistikes, kryeministri theksoi se duheshin marre te gjitha masat, per te percaktuar nje afat 50 ditore per pergjigjen, duke eliminuar te gjitha zvarritjet burokratike te procesit. "Ligji i urbanistikes do te pesoje ato ndryshime, te cilat do te parashikohen pike per pike ne ligjin e ri. Dhe leja e ndertimit nuk do te mund te zgjatet me ne asnje rast dhe ne asnje rrethane mbi 50 dite", deklaroi Berisha, duke shtuar se pas kesaj periudhe do te funksiononte edhe parimi "heshtja eshte pranim". Lidhur me kete parim kryeministri theksoi se nese nuk vinte asnje pergjigje nga autoritetet perkatese, brenda ketij afati, atehere aplikantit i lindte e drejta te niste te ndertonte mbi siperfaqen qe kishte kerkuar. Ne kete menyre sipas Berishes, jo vetem rregullohej kjo ceshtje e rendesishme, por parandalohej edhe ryshfeti dhe korrupsioni. "Askush nuk do te kete nevoje te jape ryshfet pasi ai do te marre pergjigje me detyrim ligjor brenda 50 diteve dhe ne rast te kundert do te kete te drejte te filloje ndertimin, po qe se arbitrariteti shteteror kerkon t'i imponohet atij", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, gjate mbledhjes se qeverise. Nga ana tjeter sipas Berishes, ne rast se autoritet ne menyre te motivuar i japin qytetarit pergjigje negative dhe ai vazhdon edhe nderton, atehere ai do te perballet me nje burgim prej 8 vitesh. "Ne qofte se ne diten e 51 qytetari nuk ka marre me shkrim lejen apo vendimin e motivuar per mosdhenien e saj, ai do te kete te drejten te filloje ndertimin. Por ne rast se qytetari behet vete pergjegjes dhe tenton te perdore afatin ne menyre abuzive, do te takohet me Kodin Penal te ndertimit pa leje, qe parashikon ne variantin e ri rreth 8 vjet burg", deklaroi Berisha, duke theksuar se qeveria po perpiqet t'i vere fre abuzimit dhe korrupsionit kudo ku ndodhet ai. Fatjona Mejdini

50 Dite Deklaroi kryeministri Sali Berisha se do te jete afati ne te cilet autoritetet vendore duhet te japin te argumentuar pergjigjen e tyre ne lidhje me pranimin ose mospranimin e nje leje ndertimi. Afati deri me tani eshte 390 dite.

Kryeministri Berisha deklaroi dje se dokumentet qe do te paraqiteshin per nje leje ndertimi me ligjin e ri te urbanistikes do te reduktoheshin ndjeshem. Keshtu sipas kryeministrit Berisha nga 24 dokumente ato do te beheshin ne 8.

Kryetari i qeverise, Berisha deklaroi se parimi "heshtja eshte miratim" nuk do te zbatohet vetem per ndertimet por do te perfshije te gjithe veprimtarine publike te sektoreve per te vendosur raporte te drejta me sektorin privat.

Kryeministri ka akuzuar Ramen

Sa here qe Berisha ka permendur lejet e ndertimit dhe zvarritjen e tij, kete e ka lidhur dhe me kreun e PS, aktualisht kryetar i bashkise se Tiranes. Kryeministri prej kohesh akuzon kreun e bashkise se kryeqytetit, njekohesisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se eshte nje nga modelet e korrupsionit dhe te zvarritjeve se dhenies se lejeve te ndertimit. Kreu i qeverise e ka kritikuar Ramen, duke theksuar se ai nuk mundet te ndertoje shkolla dhe kopshte ne Tirane, sepse keto siperfaqe i ruan per te ndertuar pallate shumekateshe. Kjo sipas Berishes, vjen per faktin se Edi Rama nuk mund te marre 15% te fitimit nga ndertimi i shkollave dhe kopshteve, por kete shifer e merr nga ndertuesit e pallateve, duke kryer edhe procedura abuzive. PD e ka akuzuar Ramen si pergjegjes per kaosin e ndertimeve ne kryeqytet dhe per mungesen e urbanistikes ne kryeqytet, akuza te cilave u eshte bashkuar dhe LSI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›