E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gracka" kap banden e te miturve, dyshohet se bastisi 12 biznese

Korce- Goditet banda e te miturve, qe ishin kthyer ne tmerrin e banoreve dhe tregtareve te qytetit te Korces me vjedhjet e tyre. Burime zyrtare bene me dije se jane ndaluar 6 te dyshuar, gjate operacionit te koduar "Gracka" per 12 bastisje te kryera brenda dy muajve. Agjentet thane se me i madhi nga te arrestuarit eshte 17 vjec dhe me i vogli 14 vjec. Burime zyrtare bejne te ditur se te ndaluarit jane, A. T., 17 vjec, K. R., 15 vjec, O. Ll., 16 vjec, E. Z., 14 vjec, S. Ll., 16 vjec., M. K., 15 vjec, te gjithe nga qyteti i Korces. Autoret e dyshuar, vetem nje dite me pare kishin vjedhur nje dyqan ushqimor, ne nje prej rrugeve te qytetit. Gjate marrjes ne pyetje te miturit kane rrefyer edhe per 11 bastisjet e tjera ne kete zone. Policia tha se grupi ka vjedhur nje banese me daten 20 prill te ketij viti, nje "fast fond", me 25 prill, nje loto-sporti kater dite me pas, nje dyqan ushqimor i vjedhur me 17 prill dhe me tej disa dyqane e magazina. Policia ben te ditur se te gjitha provat materiale i jane dorezuar prokurorise se rrethit, dhe do te jete gjykata ajo qe do te vendose per hetimin, qe do i behet ceshtjes per shkak edhe te moshes se te dyshuarve.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›