I ngacmonin mbesen, i plagos me cifte
Ngacmimin e mbeses se tij nga dy te mitur kerkon ta zgjidhe me vetegjyqesi duke tenton qe t'i vrase me cifte. Shpetim Qosja, 25 vjec, me banim ne Elbasan, oret e para te mengjesit te djeshem dyshohet se ka qelluar me arme zjarri ndaj E. S., 15 vjec dhe B. M., 16 vjec, me banim ne fshatin Mengel, duke i lene te plagosur. Mes autorit dhe dy te rinjve ka pasur grindje me fjale fyese, per shkak se i dyshuari qe eshte arratisur pretendonte se ata i kishin ngacmuar mbesen e tij. Dy adoleshentet jane transportuar per ne spital pasi kane marre plage ne pjese te ndryshme te trupit, te shkaktuara nga sacmet qe kane dale nga arma e gjahut. Ata kane marre ndihmen e nevojshme mjekesore dhe sipas mjekeve, ndodhen jashte rrezikut per jeten.
F.S.
F.S.