PSG kërkon Lucion

Paris-Saint Germain është e interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Interit, Lucio, ka njoftuar të premten e përditshmja sportive franceze L’Equipe.
Gjiganti francez synon të vazhdojë me përforcime gjatë afatit kalimtar të verës. Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se është i interesuar të përforcojë repartin defensiv për çka kërkon brazilianin e Interit.
Lucio, ka kontratë me Nerazzurrët deri në vitin 2013 dhe vështirë besohet se do të mbetet në Giuseppe Meazza pas paraqitjeve të zbehta gjatë këtij sezoni.