Berbatov braktis Premierligën

Menaxheri i Dimitar Berbatovit ka njoftuar se klienti i tij nuk dëshiron të luajë për ndonjë skuadër tjetër nga Premierliga, pas largimit nga Manchester United.
Sulmuesi bullgar pritet të shitet gjatë afatit kalimtar të verës pasi ka bërë vetëm 12 paraqitje në ligë gjatë këtij sezoni. Por, ai nuk pritet të luajë për ndonjë ekip tjetër anglez.
“Dimitar nuk dëshiron të luajë për ndonjë skuadër tjetër në Angli. Atij do ti pëlqente një sfidë e re në një ligë tjetër. Ka kaluar një vit të vështirë dhe tani vetëm dëshiron të luan”, deklaroi Emil Dantchev për Goal.com.