E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Bushi, kartonat e ndalojne kunder OFI-t

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Golashenuesi me i mire i Kombetarrs Shqiptare, veterani Alban Bushi, nuk do te kete mundesi te ndihmoje skuadren e tij Apollon Kallamaria , ne ndeshjen qe kjo skuader do zhvilloje kunder skuadres ishullore te Kretes, OFI. Alban Bushi do te filloje te shlyeje denimin e tij per dy ndeshje, per shkak kartonash. Pas asaj paraqitje madheshtore te tij, Bushi do ti duhet te mos zbrese ne fushe per dy jave. Ne kete menyre nuk do kete mundesi te ndihmoje skuadren e tij, ne luften per mbijetese ne Superligen Greke. Ne vendin e tij, Trajneri i Apollonit mendon te veje Zhan Mari Shila. Fitorja e kesaj ndeshje do ndihmoje kuqezinjte e Apollonit te marrin fryme me lirisht persa i perket klasifikimit dhe qendrimit te tyre ne eliten greke. Skuadra e Apollon Kallamariase ndodhet ne vendin 10 me 25 pike, vetem 3 pike larg nga vendi i parafundit ku ndodhet skuadra tjeter e Selanikut, Iraklis. Apolloni ka kerkuar dhe sherbimet e Indrit Fortuzit, te cilit i mbaron kontrata ne qershor te 2007, dhe ka shume mundesi qe Fortuzi te firmose per kete skuader. Pra keshtu do kemi mundesi te shohim nje sulm 100% shqipetar, Bushi - Fortuzi .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›