E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi, gati per derbin e shqiptareve

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Mbrojtesi anesor i kombetares shqiptare, veterani Altin Haxhi, pas nje demtimi te vogel ne ndeshjen e javes se kaluar per kapionatin grek,ka fillua ta marre veten dhe po pergatitet per te filluar stervitjen me grupin e skuadres. Pavaresisht se diten e merkure u stervit vetem, Haxhi duket se do te jete gati per stervitjen e dites se Enjte me grupin. Sikur dihet, ne skuadren ishullore te Kretes, Altin Haxhi eshte nje nga pikat me te forta te skuadres, dhe mungesa e tij ne nje ndeshje do te sillte shume probleme tek skuadra e Ergotelis. Dhe sikur tha trajneri i Ergotelis per shtypin grek, skuadra e tij nuk mund te zevendesoje nje lojtar me eksperience si Altin Haxhin, dhe kur ai mungon, skuadres i krijohen shume veshtiresi. Kete fundjave, skuadra e Haxhit do te ndeshet me Skuadren Iraklis, skuader ne te cilet aktivizohen 3 shiptare, Indrit Fortuzi dhe te sapomberriturit, Andi Lila dhe Ervis Kraja. Dhe ishte pikerisht Altin Haxhi i cili ne turin e pare te kampionatit i dha fitoren skuadres se tij , me ate gol te mrekullueshem nga nje goditje direkte faulli rreth 40 metra. Te dyja skuadrat si Ergoteis, ashtu dhe Iraklis jane ne lufte per te siguruar mbijetesen ne Superligen greke. Ergotelis ndodhet ne vendin e 13 me 24 pike, ndersa Iraklis ndodhet ne vendin e 15 ( parafundit) me 22 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›