Juventusi rimerr kreun
Juventusi ka treguar qe nuk di te ndalet. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Novares bardhezinjte treguan se jane pretendentet numer nje per te fituar Serine A duke fituar 2-0. Ishte Simone Pepe ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 4-t te takimit. Ndersa goli i dyte do te vinte ne minuten e 72-te i shenuar nga Kualrarela. Kete sezon Juve po tregon qendrueshmeri ndryshe nga vitet e shkuara kur ne kete periudhe fillonte tatepjeten. Juventusi tani gjendet perseri ne vendin e pare me 33 pike dy me shume se Milani dhe tri me shume se Udineze. Nje tjere fitore e rendesishme ne Serine A ishte dhe ajo e Interit ne fushen e Cezenes se Erion Bogdanit ndeshje ne te cilen zikalterit fituan me rezultatin 1-0 goli eshte shenuar nga mbrojtesi Ranokia. Interi duket se e ka lene pas shpine gjendjen e keqe dhe tashme eshte kthyer ne nje situate mjaft te mire kete e kane treguar edhe ndeshjet e fundit. Pjesa e pare ishte tejet monotone pa raste shenimi si per njerin ashtu dhe per taborin tjeter. Ranieri ndryshoi dicka ne pjesen e dyte dhe arriti deri te goli me ane te Andrea Ranokias ne minuten e 63-te. Ne vazhdim te takimit Interi nuk krijoi pothuajse asgje dhe madje vuajti ne fund kur vendasit kerkuan barazimin por mbrojtja e forte Neraxure dhe heroizmat e Julio Cesar bene qe zikalterit te arketojne tri pike nga terreni i veshtire. Me kete fitore Interi ngjitet ne vendin e peste me 23 pike dy me shume se Napoli dhe tri me shume se Palermo.