E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona serish mbreteresha e botes

Barcelona ka bere te qarte se kush eshte per momentin mbreti i futbollit pas nje leksioni qe i ka dhene Santosit ne finalen e Boterorit te Klubeve duke e shkaterruar 4-0. Katalanasit kane shpalosur te gjithe talentin e tyre ne pjesen e pare te takimit duke shenuar tri here ne porten e brazilianeve me ane te Mesit Ksavit dhe Fabregasit. Ne pjesen e dyte te takimit Mesi vulosi rezultatin e takimit me golin e katert. Barcelona arrin te fitoje keshtu kete trofe per te dyten here ne historine e klubit ne Jokohama te Japonise. Ne nje ndeshje ku Barcelona pati 71per qind te zoterimit te topit shume pak mund te bente ylli i ri brazilian Neimar. Mesi u shpall futbollisti me i miri i turneut duke lene pas shokun e tij te skuadres Ksavi Hernandez dhe Neimar sulmuesi i Santosit. Nga ana tjeter brazilianet paten shume pak raste per te shenuar si dhe u dorezuan qe ne minutat e para te takimit futbollit te magjishem qe dhuruan katalanasit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›