E Diel, 1 Nëntor 2026

Floresha Dado, boton studimin e parë të plotë rreth Historisë së Letërsisë Shqipe

Prej vitesh diskutimi mbi domosdoshmërinë e rishikimit të “Historisë së Letërsisë Shqiptare” ka qenë dhe mbetet më i mprehti në rrethet shkencore dhe mediatike. Gjatë këtyre 15 viteve kemi parë dhe dëgjuar nga studiues, shkrimtar dhe kritik se si duhet të jetë një histori për letërsinë shqiptare. Por më shumë sesa fjalë kemi dëgjuar debate të pavlera amatoreske. Profesoresha dhe akademikja Floresha Dado i ka dhënë fund këtyre diskutimeve. Në prani të shumë kolegëve ajo promovoi librin e saj “Sfida Teorike të Histografisë Letrare” botimi i parë serioz dhe i plotë përsa i përket historisë letrare. Libri ka marrë vlerësime të shumta nga shumë profesorë, akademikë dhe studiues të cilët e shohin atë si një fillim serioz për shkrimin e historisë letrare. Sipas Dados kanë qenë shtatë arsye të cilat e shtyjnë atë të shkruaj këtë libër ku më thelbësorja është se dëshiron të theksoj se rishikimi i Historisë së Letërsisë Shqiptare nuk është thjeshtë një dëshirë por punë e specialistëve të saj. Libri përbëhet nga 16 kapituj ku ngacmojnë dhe nxitin debate në zhvillimin e letërsisë. Vepra synon të theksojë rishikimin e Historisë së Letërsisë Shqiptare, e cila nuk është thjeshtë dëshirë, por punë e specialistëve të letërsisë.

Filmi "Avatar" fitoi Globin e Artë

Janë ndarë Çmimet Globi i Artë, të cilët nderojnë arritjet në film dhe televizion. James Cameron fitoi Globin e Artë për regjinë për filmin Avatar, i cili u shpërblye edhe si filmi më i mirë në kategorinë e dramës. Meril Streep dhe Sandra Bullock fituan çmimet si aktoret më të mira në dramë dhe komedi ndërsa Jef Bridges dhe Robert Doëney Jr fituan ekuivalentët për meshkuj. Komiku britanik, Ricky Gervais prezantoi mbrëmjen, që shënon ngjarjen e parë të këtij viti të ndarjeve së çmimeve në Hollivud. Çmimet Globi i Artë konsiderohen gjithashtu si parashikim i fuqishëm i ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, ose siç njihen më shumë si Çmimet Oskar. Shumica a yjeve të filmit dhe televizionit që morën pjesë në mbrëmje mbanin fjongo në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Haiti, ndërsa organizatorët dhuruan 100 mijë dollarë për fondin humanitar për Haitin.

19 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›