Virusi A/H1N1, një gënjeshtër nga firmat farmaceutike për të përfituar
Eliona Lata
Virusi A/H1N1, i cili ka kapur përmasa globale rezulton të jetë një gënjeshtër e sajuar nga firmat farmaceutike për të siguruar sa më shumë përfitime. Deri më tani ka pasur mjaft deklarata përsa i përket gripit të derrit si një mashtrim për përfitim por konfirmimi më e besueshme ka qenë bërë nga shef i politikave shëndetësore nga BE Wolfgang Wodarg. “Gripi i derrit është një sajim i firmave farmaceutike. Ky fenomen është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë”, u shpreh Drejtuesi i Komisionit për Shëndetin dhe Familjen në Evropë, Wolfgang Wodarg duke folur për “Daily Mail”,.
Deklarata
Wolfgang Wodarg në fjalën e tij, fajësoi prodhuesit e ilaçeve dhe vaksinave të gripit të derrit në ndikimin e vendimit të marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shpallur gjendje epidemie. Sipas Wodarg, firmat farmaceutike kanë pasur fitime gjiganteske nga lajmërimi për epidemi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prandaj epidemia e gripit të derrit është një epidemi e rreme dhe është ekzagjeruar nga shoqëritë farmaceutike me qëllimin e fitimit të miliarda dollarëve.
“Gripi i derrit është një grip i rremë i sajuar nga firmat farmaceutike. Është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë. Për të shitur ilaçet e prodhuara kundër gripit të derrit dhe duke gjetur mbështetjen e shkencëtarëve dhe institucioneve përgjegjëse për shëndetin e popullit, firmat farmaceutike arritën të krijojnë gjendje alarmi në rang botëror” u shpreh Wodarg.
E njëjta situatë para 5 viteve
Sipas Wodarg shoqëritë farmaceutike kanë ndikuar shumë në vendimin për shpalljen e gjendjes së epidemisë nga OBSH,dhe I gjithë ky panik ishte përhapur edhe para pesë viteve për gripin e shpendëve. Me ekzagjerimin e rrezikut të kalimit të gripit të shpendëve tek njeriu dhe shfaqjen e mutacioneve qeveritë firmosën kontrata miliona dollarësh për vaksinim. Ndërsa firmat farmaceutike pa rrezikuar asgjë patën miliona dollarë përfitim.
Këshilli Evropian analizoi edhe projektligjin i cili parashikon fillimin e hetimit ndaj firmave farmaceutike të Dr. Wodarg. Muajin e ardhshëm Këshilli Evropian do të ketë një mbledhje urgjente rreth kësaj çështjeje.
Situata në Shqipëri
Edhe vendi ynë u prek nga virusi pandemik si të gjithë vendet e botës. Derri tani kanë humbur jetën 12 nga virusi A/H1N1 viktima në të gjithë vendin. Para dy ditësh Instituti I Shëndetit publik bëri të ditur se gripi I derrit po largohet nga Shqipëria. Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore konfirmuan se vetëm për këtë vit janë prekur 70 persona nga gripi i derrit. Ndërsa viti 2009 mbyll me një shifër mbi 400 persona të prekur nga virusi A/H1N1. Por për këtë vit nuk janë marrë shumë mostra për tu analizuar.
Bulqizë, dështon dëmshpërblimi për banorët e pastrehë
Par një viti në qytetin e Bulqizës u shemb një pallat për shkak të dëmtimeve që kishte pasur prej kohësh ku familje dhe 52 persona ngelën në qiell të hapur. Emergjencat Civile kërkuan që 15 familjet të largoheshin urgjentisht prej andej. Banorët u strehuan përkohësisht në ambientet e xhamisë së qytetit sapo të niste puna për gjetjen e një ambienti të ri. Një vit pas ngjarjes ata ende vazhdojnë të jetojnë në xhami, drejtuesit e emergjencave që shkuan në Bulqizë me helikopter deklaruan se shumë shpejt çështja do zgjidhej. Një fond u akordua por tenderimi dështoi. Banorët shpresonin të strehoheshin në ambientet e një kompleksi dhe nisën që të kryejnë punime por më pas u tërhoqën. Banorët e pastrehë vazhdojnë të jetojnë në disa dhoma shume të vogla dhe vetëm me një tualet për 52 persona. Pas një viti nuk jepet asnjë shpresë se kur do te mund të hyjnë në banesën e re.
Korçë, protesta e nxënësve bojkotojnë mësimin
Nxënësit e shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi” protestojnë ndaj njërës prej mësuesen, duke pezulluar mësimin. Gjatë ditës së djeshme asnjë nga nxënësit nuk është ulur në banka për të vijuar mësimin për faktin se nuk ka një përgjigje lidhur me ankesat e tyre ndaj mësueses. Nxënësit kërkojnë largimin e mësueses për shkak të vlerësimit me nota të ulta duke prishur kështu mesataren si pasojë e rezultateve të dobëta. Protestat e gjimnazisteve kanë ngritur një ekip kontrolli nga ana e Drejtorisë Arsimore të Rrethit për të vlerësuar metodikën e mësimdhënies dhe të kontrollit të dijes nga ana e mësueses që akuzohet nga plot 650 nxënës. Ditën e hënë nuk është zhvilluar asnjë orë mësimi dhe për disa orë rresht kanë vijuar takimet mes palëve. Sipas Drejtorisë Arsimore nuk ka ende një vendim për një masë ndaj mësueses dhe kjo pritet të vendoset pas konkluzioneve në të cilat do të arrijnë inspektor
19 Janar 2010