Ekspozita “Onufri 2009”, ndan sot çmimet e artit pamor
Galeria Kombëtare e Arteve sot zhvillon cermonin e ndarjes së çmimit të përvitshëm për artet pamore “Onufri 2009”. Juria që do të vlerësoj punimet e 32 artistëve të arteve pamore përbëhet nga Francesco Poli, kryetar, kritik i njohur i artit në Itali dhe Francë, Alma Mile, gazetare në fushën e kulturës dhe të artit, dhe Suzana Varvarica Kuka, studiuese arti në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Konkursi më i rëndësishëm i artit pamor mbyll edicionin e tij të 16-të. “Dëshira dhe dëshmi”, gara, e cila këtë edicion është kuruar nga poeti dhe piktori Parid Teferiçi. Gjinitë me të cilat artistët kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë konkurruese janë të ndryshme. Në të kanë marrë pjesë rreth 32 artistë, që i përkasin tri kategorive: artistë me përvojë në artin pamor, që njihen për stilin e veçantë të tyre; të rinj që jetojnë jashtë vendit dhe që sjellin përvojat e tyre në këtë ekspozitë; dhe studentët e Akademisë së Arteve, përçuesit e ideve të reja. Artistët pjesëmarrës në Onufri XVI, janë;Robert Aliaj, Ervin Bërxolli, Albion Bogdani, Donika Çino, Klodian Dedja, Anjeza Dyrmishi, Najada Hamza, Eugert Hykaj, Edmond Gjikopulli, Gentian Gjikopulli, Yllka Gjollesha, Gjelosh Gjoka, Helidon Haliti, Entela Hoxha, Ziso Kamberaj, Blerta Kambo, Greta Lami, Olson Lamaj, Gazmend Leka, Elsa Martini, Gazmend Muka, Fatmir Musai, Vladimir Myrtezai, Hasan Nallbani, Sokol Peçi, Gent Pipa, Gëzim Tafa, Zihni Veshi, Pleurad Xhafa, Aldi Zgjani, Enkelejd Zonja.
19 Janar 2010