E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja: Topi bëri proces transparent

Një proces transparent e konsideroi Kryeministri Sali Berisha atë të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Kryeministri Berisha tha se përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Topi ka qenë transparente dhe kjo ishte shumë e rëndësishme dhe se në përputhje me Kushtetutën është Parlamenti që do ti shqyrtojë kandidaturat. Them se po shkohet drejt konsolidimit të një standardi të ri demokratik në Shqipëri. Parlamenti është sovran, Presidenti ka tagrin e tij kushtetues. Gjithçka në përputhjeje me Kushtetutën, jashtë çdo lloj ndërhyrjeje. Te Presidenti nuk është bërë asnjë lloj ndërhyrjeje nga ky ekzekutiv. Parlamenti jashtë çdo lloj ndërhyrjeje do marrë vendimet e veta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›