E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Prifti: Greva të ndërpritet urgjentisht

Unë i bashkohem totalisht atij mendimi intelektual që është shprehur gjatë gjithë kësaj kohe. Të them të drejtën, jam qytetar i thjeshtë, nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti dhe në përgjithësi ne artistët jemi të gjithë opozitarë, por në një kuptim të mirë, gjithmonë nëpërmjet artit dhe kulturës. E shoh krejt të mundshme dhe shumë të logjikshme që zgjidhja, ashtu siç rekomandohet nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, edhe komisioneri Fyle foli përsëri, gjithçka mund të zgjidhet më dialog brenda në Parlament. Unë jam i bindur se zgjidhja bëhet në Parlament. Shpesh është bërë problem edhe një lloj dhune mendimi, dhunë psikike pse nuk i fitova unë zgjedhjet, pse nuk u bëra unë kryeministër. Ne jemi artistë dhe e njohim Edin edhe më përpara kur është marrë me artin. Ai është një njeri radikal, është një njeri ekstrem. Është një njeri që kërkon gjithmonë ekstremet. Koha nuk kërkon këta njerëz, koha kërkon njerëz shumë më të sofistikuar, në kuptimin e mendjes të intelektualit. Nuk janë pak deputetë të Partisë Socialiste që kanë fituar, janë 64 dhe mund të luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në Parlament, por çuditërisht një pjesë e mirë e tyre, të cilët përbëjnë pjesën më intelektuale të Partisë Socialiste, nuk duken, nuk ndihen. Mendimi im është që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht. Nuk mendoj se edhe duke thirrur brenda emra të njohur artistësh mund të fitohet ndonjë reputacion. Unë sot mund të kem folur me dhjetëra njerëz dhe e ndiej që sidomos ne artistët, intelektualët, mjekët, Akademia e Shkencave, institutet e studimit, pothuajse të gjithë nuk e pranojmë këtë situatë. Ku shkohet atëherë?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›