Flori në ‘Balkan Music Awards’
Nga Express më 29 mars 2011 në ora 10:38
Këngëtari dhe kompozitori nga Shqipëria, Flori Mumajesi është sërish i nominuar për çmimet ‘Balkan Music Awards.
Kësaj radhe ai konkurron me këngën “Making of” në bashkëpunim me reperin kosovar Ardian Kurtolli, i njohur si Fuga.
Votimet për të nomunuarit do të zgjasin deri më 8 prill, ndërsa ceremonia e ndarjeve të çmimeve do të bëhet më 4 qershor, ka konfirmuar Fuga për Telegrafi.com.
Flori edhe vitin e kaluar ishte i nominuar në ‘Balkan Music Award’, ku me këngën e tij ‘Playback’ fitoi çmimin e dytë.