E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësohet për Carey

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 10:39

Mariah Carey ka thënë se burrit të saj Nick Cannon mund t’i bije të fikët kur ta sheh atë duke lindur.

Prezantuesi 30 vjeçar edhe më parë ka pranuar se i ka mëri spitalet dhe tani është shumë i shqetësuar se si do të reagojë gjatë lindjes së gruas së tij.

“Ka mundësi që të më bjerë të fikët kur të hyj në dhomë! Duhet që të përmbahem megjithatë. Ndoshta ka ardhur koha që të forcohem më shumë sepse gruaja ime ka nevojë që të jem në krah të saj”, ka shkruar më parë Cannon në llogarinë e tij në Twitter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›