Florin Krasniqi denoncon ambasadorin Dell

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në një takim me kongresisten amerikane Ileana Ros - Lehtinen, e denoncoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për të cilin tha se nuk është duke i respektuar rregullat e demokracisë amerikane.
Gjatë deklartaës së tij, Krasniqi ka pohuar se minoriteti serb duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë siç janë duke u trajtuar shqiptarët në Serbi, grekët në Shqipëri, duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç po trajtohen shqiptarët në Greqi, poashtu në të njëjtën mënyrë do të duhej të veprohej me maqedonët dhe malazezët, pra do te duhej të vihet në jetë standardi i unifikuar dhe jo ai i dyfishtë dhe ai e she si të vetmen mudnësi për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Vetëm me standardet unike dhe nën udhëheqjen e SHBA-ve mund të arrihen këto, sepse Unioni Evropian është shumë i përçarë dhe shumë i ngarkuar me urrejtje nga historia. Përçarja është evidente në misionin e EULEX-it në Kosovë, ku për shembull nëse rumunët duan diçka, në anën tjetër gjermanët nuk e duan, pastaj janë anglezët që duan diçka tjetër e kështu me radhë, por dua të them se janë shumë ndarje të mëdha”, thotë Krasniqi.
Njëri ndër problemet më të mëdha, sipas tij tani është ekstremizmi islamik që është shumë aktiv. Krasniqi ka pohuar se po i përdorin shtetet e dobëta, korrupsionin dhe qeveritë e paorganizuara mirë që të vendosin bazat e tyre. Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar me SHBA-të, por kërkon që të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim, sepse vlerëson se deri tani shumë pak është bërë që të koordinohen me Qeverinë e SHBA-ve për të mbrojtur kombin tonë nga ky fenomen.
“Një gjë që nuk po më pëlqen është se ambasadat amerikane nuk janë duke luajtur rolin pozitiv që ju takon në rajonin tonë. Ata po e përdorin faktin se shqiptarët e duan amerikën dhe kanë ndjenja e admirim për SHBA-të, mirëpo shumëhere ambasadorët po e keqpërdorin dashurinë e shqiptarëve ndaj amerikës. Ambasadorët sillen si mbretër, ata i favorizojnë disa njerëz dhe në anën tjetër i lëndojnë disa të tjerë, siq është rasti më neve, ku ambasadori amerikan Christpher Dell bëri gjithçka që kishte mudësi të na dëmtonte neve të Vetëvendosjes, që ne si parti të mos e kalonim pragun zgjedhor, mirëpo ne e kaluam dhe ai u nda i pakënaqur. Çdo ditë ai bën diçka që ta dëmtojë partinë tonë, sepse ne besojmë në të vërtetën dhe nuk veprojmë çka ai dëshiron. Unë mendoj se detyra e tij është të mbrojë interesat amerikane, që nuk është duke e bërë këtë gjë si ambasador amerikan. Unë i kam thënë atij se po vepron në këtë mënyrë dhe do të vazhdojë t’ia them prap, mirëpo për këtë gjë ai nuk më don. Ai është atje që të mbrojë interesat tona si komb dhe të mbrojë vlerat amerikane, të cilat janë shumë të rëndësishme. Nëse ai i thotë popullit se të vjedhësh vota është në rregull dhe t’i trajtojë disa njerëz më ndryshe është në rregull, mendoj se ai është gabim, sepse këto nuk janë parimet e SHBA-ve”, ka thënë në deklaratën e tij deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.