E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Kosovë, vitin e ardhshëm vetëm me letërnjoftime

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 21:30

Në margjina të konferencës për drejtësi dhe Punë të Brendshme, Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ka realizuar takim me homologun e saj kosovarë, Bajram Rexhepi.

Gjatë këtij takimi të dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën e sigurisë si dher luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë takim një ndër temat kryesore ka qenë liberalizimi I lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.

Ministrja Jankullovska, pas këtij takimi është shprehur e gatshme që qytetarët e të dyja vendeve të lëvizin vetëm me letërnjoftime pasiqë qytetarët e Kosovës të pajisen me dokumente biometrike.

“Këtë çështje e kemi hapur edhe më parë jemi të interesuar që qarkullimi I lirë I qytetarëve të ndodhë janë çështje të plotësimit të standardeve për dokumentet personale. Qytetarët e Maqedonisë janë pajisur me dokumente biometrike me ato së shpejti duhen të pajisen edhe qytetarët e Kosovës.”, ka deklaruar ministrja Jankullovska.

Ministri Bajram Rexhepi, pas takimit me Jankullovskën ka deklaruar pala kosovare po bën çmos në plotësimin e kritereve me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ai ka informuar se vitin e ardhshëm qytetarët e vendit të tij do të pajisen me dokumente biometrike.

“Në takimin e fundit në Shkup u hap kjo ide, u pajtuam se niveli i sigurisë së dokumenteve duhet ti plotësojë standardet , Kosova vitin e ardhshëm do të fillojë lëshimin e dokumenteve biometrike dhe pas kësaj shpresoj që qytetarët e të dyja vendeve do të qarkullojnë lirshëm”, ka deklaruar Rexhepi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›