E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana konfiskon sasi argjendi në aeroport

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 20:18

Oficerët doganor gjatë ditës së hënë kanë parandaluar futjen ilegale të një sasie të argjendit të padeklaruar. Kapja e argjendit është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Bëhet e ditur se rreth mesditës në arritje me fluturimin nga Belgjika ka arritur edhe pasagjeri, i cili ka hyrë në kanalin e gjelbërt dhe është selektuar për kontrollë përmes skanerit ku pas skanimit zyrtari doganor e ka selektuar valixhen për kontroll.

“Pas hapjes së valixhes është gjetur malli i padeklaruar, stoli të ndryshme nga argjendi dhe bizhuteri. Gjatë kontrollimit janë gjetur stoli të ndryshme për femra nga argjendi me peshë totale afër 1.5 kg si dhe bizhuteri për meshkuj në sasi prej 26 copëve me peshë afro 0.5 kg. Vlera totale e tyre është afër 2000 euro, e tërë sasia është konfiskuar dhe rasti është dërguar te sektori për kundërvatje”, thuhet në një njoftim të Doganës.

Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas nenit 250 pika 1 e Kodit Doganor dhe Akcizës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›