Konfiskohen substanca narkotike dhe arrestohen disa persona
Zyrtarët policorë në pikën kufitare ne Vermicë kanë arrestuar dy persona, respektivisht A.H (1992) dhe B. U (1991), me dyshimin e bazuar së të njëjtit kanë kryer veprën penale “blerje , posedim , shitje, shpërndarje e paautorizuar e lendeve narkotike.
Bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që zyrtarët e Doganës së Kosovës gjatë kontrollimit të veturës në te cilën udhëtonin personat e dyshuar kanë vërejtur një sasi të substancës e cila dyshohej se mundë të jetë substancë narkotike, dhe me pas në bazë të procedurave ligjore për hetime të mëtutjeshme rasti ka kaluar tek Policia e Kosovës.
Konform përgjegjësive policore në vend të ngjarjes kanë dale hetuesit policorë të drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë njësia në Prizren dhe gjatë kontrollimit të detajizuar të veturës kanë gjetur shtatë paketime të mbështjella me ngjitës plastike që dyshohet të jetë substance narkotike e llojit marihuanë.
Sasia e kësaj substance narkotike është 7. 705 kilogram.
Si vazhdimësi e hetimit të këtij rasti një ditë më parë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale trafikim me substanca narkotike. Personat e arrestuar janë, A. G (1991), B. R (1991) dhe L. Sh (1991).
Zyrtarët policorë tek këta persona gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 840 gram substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Me autorizim të prokurorit përkatës pesë personat e dyshuar janë dërguar ne ndalim policore për 48 orë dhe substanca narkotike dhe vetura janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale.