E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagna ka thyer këmbën

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 15:39

Mbrojtësi i Arsenalit Bacary Sagna do të mungojë për rreth tre muaj pasi ka thyer këmbën në humbjen 2-1 nga Tottenham Hotspur në derbin e veriut të Londrës.

Sagna është bartur jashtë fushës në minutën e 68-të dhe lajmi për frakturë është bërë i ditur të hënën nga Federata franceze e Futbollit, (FFF).

Ai përveç Arsenalit do t’i mungojë edhe Francës në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012 kundër Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe është zëvendësuar nga Mathieu nga Lille.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›