Floriri, edhe 2 të arrestuar në Shkodër

Policia e Shkodres
Dy persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit Floriri.
Artan Ndreu, 33 vjeç, dhe Fabjan Marku, 27 vjeç, të dy banues në Shkodër janë vënë në pranga për një sërë vjedhjesh të kryera me dhunë në rrugicat e qytetit.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga disa persona kohët e fundit për vjedhje me dhunë.
Viktima të tyre ishin kryesisht femrat, të cilave ata u merrnin me dhunë në rrugë bizhuteri, sasi parash dhe sende të tjera me vlerë. / G.N.