E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Daçiç kërkon postin e kryeministrit

Ivica Daçiç (foto Tanjung)

Kreu i Partisë Socialist në Serbi, Ivica Daçiç, ka kundërshtuar raportimet për futje në listën e zezë të ndonjë kandidati për president. Por, ministri i Brendshëm ka theksuar se partia e tij, e cila doli e treta në zgjedhjet parlamentare, duhet të shpërblehet me postin e kryeministrit nëse kandidati që ajo mbështet zgjidhet president.

Njëra nga dy partitë kryesore do të duhet të formojë koalicion me partinë e tij për të formuar qeverinë dhe Daçiç duket se synon të bëhet kryeministër. Tadiç dhe Nikoliç do të përballen në raundin final për të përcaktuar se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Serbisë.

Daçiç, megjithëse ende nuk është shprehur në mbështetje të ndonjërit prej tyre ka thënë për gazetën Blic se ai do të tregohet korrekt politikisht dhe fillimisht do të negociojë me Tadiçin me të cilin ishte në koalicion qeverisës. Duke mbështetur njërin kandidat marrim një risk të madh, sepse ai kandidat mund të humbasë, tha Daçiç.

I pyetur nëse do të kërkojë të bëhet kryeministër, Daçiç u përgjigj: Nëse kandidati (presidencial) që ne mbështesim fiton, është tërësisht e logjikshme për atë që të sugjerojë që kryeministër të jetë kandidati ynë. Nuk po flas për vetën apo por ndonjërin në veçantin të koalicionit tonë. Jam duke folur për princip, u shpreh ai

Partia e Daçiçit e cila mori rreth 14% të votave do të ketë 44 deputetë në parlament. Shumicën e mandateve i mori Partia Progresive e Nikoliçit, e cila siguroi 73 ndërsa Demokratët e Tadiçit morën 67 mandate. /B92/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›