E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Nuk e kuptoj termin opozitë konstruktive. Kthimi i çiftit Nano- Berisha do ishte katastrofë

Share

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e sheh zgjidhjen e çdo krize politike në Shqipëri me ikjen e qeverisë Berisha. Kritikat e tij për opozitën tolerante të Edi Ramës dhe pse çifti Nano-Berisha sduhet rikthyer në skenë

Nga Renato Kalemi

Revista Klan

Skënder Gjinushi është i qartë dhe i prerë. Por, megjithatë thumbimet ndaj qeverisë Berisha i shoqëron edhe me ndonjë batutë të çastit, çka më pas rezulton në të qeshura. Kreu socialdemokrat e nis me shpresën se partitë e vogla ia kanë arritur qëllimit për të detyruar dy të mëdhenjtë që të korrektojnë sistemin aktual zgjedhor. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 2013-ës, këto parti që mbetën jashtë në 2009-ën për shkak të një sistemi të kontestuar, mund të behën pjesë e Parlamentit. Megjithatë, Gjinushi thotë se e majta ka ende nevojë për një pol të majtë, prandaj ideja për të krijuar një grupim partish mes PSD, PDS dhe PSV91 nuk është mbyllur. Ajo mund të ndodhë një ditë, varet se si do të shkojnë gjërat deri në zgjedhjet e ardhshme. Një parim i fundit i cili na ndan nga opozita e sotme parlamentare është se, një opozitë që lëshon parimet e saj, si vota e fshehtë, kontrolli i parlamentit, barazia në debat dhe dinjiteti, squhet opozitë tolerante, por e nënshtruar, dhe me një rol inekzistent, qëllon ai, lidhur me aksionin politik të Partisë Socialiste në Parlament. Gjinushi është kritik kur thotë se pas rikthimit në Kuvend, PS-ja ka toleruar në gjithçka, ndërsa mazhoranca në asgjë. Kompromisi ku ti lëshon gjithçka dhe kundërshtari asgjë, nuk mund të quhet i tillë. Ata që kërkojnë që opozita nga kundërpeshë të kthehet në peshë, nuk i njohin parimet më elementare të politikës, thotë ai, në intervistën për Klan.

 

- Zoti Gjinushi, një javë më parë, tryeza e partive të vogla, të cilat prej disa kohësh kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, dolën me një deklaratë të përbashkët, e cila u firmos edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në shenjë mbështetjeje ndaj jush. Keni besim se komisioni parlamentar i reformës zgjedhore do ta plotësojë këtë kërkesë, ashtu siç e keni formuluar ju?

Fjala besim nuk ekziston në politikën shqiptare, aq më shumë me këtë shumicë, sepse duket sikur çdo reformë bëhet sa për sy e faqe, është një lloj alibie për pushtet, për të mbajtur me shpresë shqiptarët se diçka do të ndryshojë. Por, fatkeqësisht të gjitha veprimet bëhen në sensin e kundërt. Meqë reforma zgjedhore është e vetmja që ka mbijetuar, të paktën formalisht, dhe të gjitha partitë politike, përfshirë edhe PD-në, firmosën një akt të përbashkët, mendoj se komisioni i reformës zgjedhore do ta bëjë atë që i kërkohet. Shpresa struket tek detyrimi dhe pamundësia e këtij komisioni për ta shmangur këtë përmirësim të domosdoshëm që duhet bërë për barazinë e votës.

- Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh, për një arsye a një tjetër, cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë Partia Socialdemokrate për të mos mbetur jashtë Parlamentit edhe në zgjedhjet e 2013-ës?

Kemi folur për nevojën e një poli të majtë në politikë, si kompensuese e të majtës, për dy arsye: e para, për të përcaktuar një qëndrim opozitar më realist, të pakushtëzuar dhe dinjitoz, në mbrojtje të ligjit dhe jo shkelëse e tij ne emër të të ashtuquajturit kompromis apo reformë; e dyta, për të përballuar sa më mirë sistemin aktual zgjedhor, pavarësisht nga shkalla e korrektimit të tij.

- Pra, ju nuk e përjashtoni krijimin e një poli të majtë, i cili mund të përbëhet nga partia juaj, PDS-ja e z. Milo dhe PSV91 e z. Koçi?

Nuk e përjashtoj, madje e quaj të domosdoshëm. Sepse sa më agresive të bëhet shumica, pra qeveria, sa më të mëdha të jenë dështimet e saj, aq më e kompleksuar paraqitet opozita. Ne kemi bindjen e plotë, ndryshe nga disa të tjerë, se përgjegjësia e plotë për dështimin e marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, bie mbi qeverinë. Ky është parimi numër një i demokracisë: Qeveria qeveris, opozita kontrollon. Kjo e fundit smund të jetë bashkëpërgjegjëse për dështimet e qeverisë, por opozita është alternativë për ta zëvendësuar qeverinë. Nuk e kuptoj termin opozitë konstruktive, e cila do të thotë një opozitë që ul kurrizin para çdo gjëje. Mendoni çbëjnë opozitat në Itali, Greqi e kudo. Çdo ndryshim për të rikthyer votën e lirë, për të sjellë një qeveri që nuk vjedh, për të rikthyer Kushtetutën dhe reformat reale në zbatim e jo në letër, fillon me ndryshimin e qeverisë dhe shumicës aktuale.

Shkaku i krizës politike ka qenë dhe mbetet qeveria, legjitimimi i korrupsionit, agresiviteti i saj, dhe jo bojkoti opozitar. Me këtë qeveri, reformat do jenë po ato të shtatë viteve të fundit dhe vetëm sa zgjasin jetën e qeverisë duke shkurtuar jetën e shqiptarëve. Një parim i fundit i cili na ndan nga opozita e sotme parlamentare është se, një opozitë që lëshon parimet e saj, si vota e fshehtë, kontrolli i parlamentit, barazia në debat dhe dinjiteti, squhet opozitë tolerante, por e nënshtruar, dhe me një rol inekzistent.

- Pak ditë më parë, ju jeni shfaqur goxha i ashpër ndaj lidershipit të Partisë Socialiste, duke theksuar se qeveria e kryeministrit Berisha duhej rrëzuar që prej ngjarjes së Gërdecit, katër vjet më parë, dhe fajin për këtë e ka opozita e drejtuar gabim. Çfarë keni pasur parasysh me këtë?

Opozita u rikthye në Parlament duke toleruar 21 janarin, vjedhjen e votave të Tiranës, bllokimin e dekreteve për gjykatat dhe korrupsionin, i cili tashmë është kthyer në virtyt. Çfarë ndodhi pas kësaj me mazhorancën? Pra, opozita toleroi në gjithçka, mazhoranca nuk ndryshoi asgjë, për asnjë çështje. Kompromisi ku ti lëshon gjithçka dhe kundërshtari asgjë, nuk mund të quhet i tillë. Ata që kërkojnë që opozita nga kundërpeshë të kthehet në peshë, nuk i njohin parimet më elementare të politikës. Madje, disa duan ta përshëndesin si fitore arritjen në letër të paktit për reformën zgjedhore, por harrojnë se fitore të tilla i kemi arritur pesë herë gjatë këtyre 20 viteve. Në demokraci, vota e lirë dhe e ndershme është thelbi. Më i çuditshëm është fakti se në çdo lloj pune mund të tolerohen shumë gjëra, por jo vjedhja. Kush kapet duke vjedhur nuk mund ta mbajë më vendin e punës. Kjo është parodia e klimës politike që po jetojmë. Korrupsioni qeveritar luftohet me protesta dhe dorëheqje, pastaj vijnë gjykatat dhe prokuroria. Këtu qëndrojnë edhe disa këshilla negative të ndërkombëtarëve, sepse tu thuash shqiptarëve se problemi juaj kryesor është korrupsioni e më pas mbështesin një qeveri të korruptuar, është pallje.

- Prej disa muajsh po diskutohet çdo ditë e më shumë për kandidaturat për President. Madje, debati për të është shpeshtuar kohët e fundit, kur is

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›