E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslym Pashaj: Hyrja e ekstremistëve në qeverinë greke, shqetësuese për gjithë Ballkanin

Share

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj, shprehet i shqetësuar në lidhje me atë që po ndodh në Greqi, pas zgjedhjeve të së dielës. Sipas tij, një qeveri e shpëtimit kombëtar në Greqi, e cila do të përmbajë dhe parti të ekstremit të majtë dhe të djathtë do të ishte një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, po për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ka pasur një prirje nacionaliste ndaj Shqipërisë, çka është e njohur. Nuk është  ndalur as shpenzimi ekonomik dhe as ai propagandistik. Si mund të  harrohet akordimi i pensioneve me një kriter integrues Helen brenda trojeve të shtetit shqiptar, edhe të atyre që nuk janë helenë, me një pagesë permanente në kohë krize çka e shtoi edhe më shumë krizën ekonomike. I kësillojshëm ka qenë ndikimi dhe përkushtimi i tejskajshëm, i pranishëm në çështjen e regjistrimit etnik dhe fetar, këmbëngulja për të realizuar një objektiv që binte në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Thirrjet për një: Qeveri të Shpëtimit Kombëtar janë shqetësuese jo vetëm për Greqinë fqinje, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Se në këto vise, ku është i gatshëm trazimi dhe turbullimi rajonal, kërkohet që ndjeshmëria të jetë sa më  reale. Të mos harrojmë që në Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 600 000 shqiptarë. Një politikë e cila u mbështet në nacionalizëm që polli edhe një votë eruptive të partive që grekët vetë i quajnë: naziste”  (Agimi i Artë) dhe antieuropiane  parti ekstremiste të djathta  po edhe të ekstremit të majtë është shqetësuese, shprehet Pashaj për Shqip.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe në lidhje me situatën në Serbi dhe Maqedoni dhe ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të Aleancës Kuq e Zi ditën e sotme para ambasadës serbe në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›