Fatmir Mediu: Kajollin e kam mik, drejtësia italiane na paragjykon ne shqiptarëve
Share
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që ka historitë e tij me drejtësinë italiane, tha në emisionin Arena të Roland Qafokut se Fatmir Kajollin e ka mik fëmijërie. E njoh që të vogël dhe me të kam njohje familjare, u shpreh Mediu.
Kreu i PR komentoi edhe ekstradimin e Kajollit në Itali duke thënë se drejtësia italiane i paragjykon shqiptarët. Një pjesë e drejtësisë italiane është paragjykuese ndaj shqiptarëve. Të mos harrojmë se ka njerëz në Itali që nuk ia duan të mirën Shqipërisë, deklaroi Mediu.
Ndërkohë gazeta pro- qeveritare GSH, thotë se Mediu nuk e ka mohuar votën pro Nanos për president.