Nderpriten ndertimet ne manastirin e ifligut
Dy vjet me pare nje nga vendet e caktuara si varreze monumentale per ushtaret greke ka qene nje manastir i cili nisi te ndertohet ne fshatin Ciflig te Korces. Toka qe iu ble fshatareve te zones do te perdorej ne nje siperfaqe te madhe per ngritjen e manastirit dhe te varrezes se posacme ku do te vendoseshin ne mur eshtrat e ushtareve greke te gjetura ne territorin e Qarkut te Korces. Punimet qe kishin avancuar deri ne vitin 2008 kur sipas banoreve ata i dhuruan nje pjese te tokave kishes per nje objekt fetar u nderprene. Pjesa me e madhe e punimeve ne manastirin e Cifligut kishte perfunduar kur kjo varreze e kerkuar nga qeveria greke nuk u miratua nga qeveria shqiptare ashtu sikunder u refuzua edhe ndertimi i nje varreze per ushtaret greke ne manastirin e Shen Kollit ne Vodices te Kolonjes. Sipas banoreve te Cifligut pas vendimit te qeverise punimet jane nderprere. Banoret e Cifligut thone se sot punimet ne manastir kryhen me raste dhe ne dy vitet e fundit nuk ka pasur nje avancim te shpejte te tyre. Tashme ne kete manastir punohet per ndertime nga kisha nderkohe qe nuk eshte punuar per varrezen edhe pse vendet e posacme per te vendosur eshtrat e ushtareve ne kuti te vecanta u bene gati qe para vitit 2008.