Arrestohen kater grabites plagosen me thike 3 persona
Prej disa muajsh kishin krijuar nje grup ne Tirane per te grabitur me dhune cdo njeri qe kalonte ne zonen e tyre. Sa here i shikonin vetem duke i kercenuar me thike ata u merrnin parate njerezve ndonjehere edhe duke i plagosur. Policia u ka dokumentuar disa raste por katershja e arrestuar bashke me nje tjeter person te shpallur ne kerkim dyshohen se kane kryer mbi dhjete vjedhje me dhune tre prej te cilave jane shoqeruar me te plagosur qe fatmiresisht nuk kane pasur pasoja te renda.
Pak muaj me pare kane ardhur denoncimet e para dhe policia ishte e bindur se persona te ndryshem ishin organizuar per te kryer vjedhje te qytetareve duke ushtruar dhune ndaj tyre. Sipas te dhenave hetimore dyshohet se Elton Ceka Rizvan Suma Ramazan Krasniqi Edmond Goxha bashke me nje person tjeter te shpallur ne kerkim kishin organizuar punen per te kryer vjedhje. Grupi hetimor shprehet se dy zonat e tyre ishin ne rrugen pas Piramides dhe ne afersi te Shallvareve. Ne momente te ndryshme te dites kur nuk kishte shume qytetare ata gjenin gjahun e tyre i pashoqeruar nga persona te tjere. Dy prej tyre i afroheshin dhe nen kercenimin e thikave i kerkonin parate dhe sendet e floririt qe mund te mbanin me vete. Nese ai kundershtonte mund te behej edhe viktime e tyre pasi ne disa raste mendohet se kane plagosur disa persona ne kohe te ndryshme. Nje rast i tille ka te beje me djalin e nje punonjesi te Gardes se Republikes i cili po ecte prane Ministrise se Mbrojtjes. Dy nga te dyshuarit i kane shkuar dhe i kane vene thiken ne trup duke i kerkuar varesen e floririt dhe parate. Ai ka mbetur i shtangur nga guximi i tyre per te kryer kete akt ne mes te njerezve dhe ka kundershtuar. Megjithate mosbindja i ka kushtuar pasi eshte plagosur me thike. Pas plagosjes ata i kane marre varesen e floririt dhe jane larguar me shpejtesi. Megjithese policia u njoftua shume shpejt ata e njihnin zonen dhe kane mundur te arratisen. Por ky nuk eshte rasti i vetem pasi sipas burimeve policore ata mendohet se kane plagosur edhe dy persona te tjere me qellim per ti grabitur. Deri para pak ditesh policia po i kerkonte keta persona por ende nuk kishte rene ne gjurmet e tyre. Pikerisht diten e shtune policia ka mundur te arrestoje nje nga kater personat e lartpermendur. Kapja e tij eshte bere e mundur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe nga informacionet e mbledhura rezultonte se ai ishte kreu i nje grupi grabitesish te dhunshem. Ne keto kushte i arrestuari Elton Ceka 20 vjec eshte marre ne pyetje por nuk ka pranuar te tregoje asgje keshtu qe policia e ka mbajtur te fshehte arrestimin duke pritur te kape edhe pjesen tjeter te grupit Rizvan Suma 20 vjec Ramazan Krasniqi 18 vjec dhe Edmond Goxha 18 vjec qe kane treguar gjithe mekanizmin pasi jane zberthyer para oficereve te policise.