E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hijet e Nates te pandehurit kopjojne precedentin Basha

Procesi

Te pandehurit e dosjes Hijet e nates kane kopjuar proceduren ligjore te ndjekur nga ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha per tu shpetuar akuzave. Njeri nga te pandehurit Sajmir Kuci nepermjet avokatit ka kerkuar pavlefshmeri te akuzave madje ka permendur edhe rastin e Bashes ne Gjykaten e Larte. Kjo kerkese eshte hedhur poshte nga gjykata e cila i ka dhene te drejte prokurorise qe te lexoje kerkesen per gjykim. Sipas akuzes shtate te pandehurit me moshe nga 26 deri ne 31 vjec vepronin kryesisht ne zonen e Tiranes ku dhe kane kryer grabitje me nje vlere te pergjithshme rreth 1 milion euro. Ata akuzohen per krijim te organizates kriminale te vjedhjes se pasurise te gjitha ne bashkepunim. Te arrestuarit kane arritur te grabisin edhe Ambasaden Daneze ne zonen e ish-bllokut ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›