I ngacmoi mikeshen gjobe 5 mije USD dentistit nga Vora
I ngacmoi mikeshen 27-vjecari gjobit dentistin nga Vora. Ylli Luka eshte marre i pandehur nga Prokuroria e Krimeve te Renda pasi akuzohet se i vuri gjobe 5 mije USD dentistit Ervin Dani. Ngjarja ka ndodhur disa muaj me pare ne periferi te kryeqytetit. Gjobevenesi kishte derguar nje vajze per te marre parate nga dentisti ndersa ne kete moment policia ka nderhyre duke shoqeruar vajzen ne fjale dhe disa caste me vone ka vene ne pranga 27-vjecarin. Pas verifikimeve te para vajza eshte liruar pasi ajo nuk ishte ne dijeni te planit te tij kriminal.
Historia daton disa muaj me pare ne Vore te Tiranes ku dentisti Ervin Dani ushtron profesionin e tij prej disa kohesh. Danit i ka ardhur nje telefonate ku e kane kercenuar qe tu jepte 500 mije leke te reja. Per kete e kane kercenuar me jete dhe i kane dhene afat per te dorezuar parate. Dentisti Dani eshte frikesuar nga e gjithe kjo situate keshtu qe ka kerkuar ndihmen e policise. Menjehere strukturat e hetimit te krimit ne bashkepunim me Prokurorine per Krimet e Renda jane vene ne levizje duke e vleresuar kete ngjarje te rende. Ata kane kontaktuar me dentistin dhe kane planifikuar dorezimin e parave. Madje gjate hetimit kane pergjuar edhe telefonatat duke e dokumentuar teresisht kete veper penale. Dentisti i ka futur ne nje cante dhe do te takonte nje vajze. Kur eshte perballur me personin qe do te merrte parate ai ka kuptuar se kush ishte ajo. Ne momentin e dorezimit ka nderhyre policia duke bere te mundur shoqerimin e saj per ne ambientet e komisariatit. Nga ana tjeter policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili rezultonte te ishte Ylli Luka dhe ka dokumentuar teresisht kete veper penale.
Hetimet i ka marre ne dore Prokuroria e Krimeve te Renda. Nga deshmia e te demtuarit por edhe deshmite e Lukes dhe mikeshes se tij ka rezultuar se e gjithe historia kishte nisur nga shakate e dentistit. Sipas te dhenave ai kishte ngacmuar mikeshen e Lukes duke e kritikuar pse rrinte me te. Madje ishte shprehur se ajo ia vlente ta mbaje si mbretereshe dhe nuk kishte pse te qendronte me te. Por mikesha e Lukes ia ka treguar te gjitha mikut te vet dhe kjo ka acaruar situaten. Duke marre shkas nga keto fjale ai i ka vene gjobe dentistit. Madje nje deklarate te tille Luka e ka dhene per oficerin e policise gjyqesore.
Policia ka ushtruar kontroll ne banesen e Lukes qe ndodhet ne Nikel ku ka sekuestruar nje sere provash materiale. Tashme ai akuzohet per vepren penale te shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie pasurie ndersa shume shpejt do te perballet me togat e zeza te Krimeve te Renda.