Janukovic përçan ukrainasit
Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Sergei Tigipko, ka kritikuar presidentin e vendit, Viktor Janukovicin, pasi ky i fundit ka pranuar zgjatjen e qëndrimit për flotën ruse në një nga portet e Ukrainës në Detin e Zi.
Tigipko tha se me gjithë faktin se pakti mund të ketë logjikë ekonomike, presidenti Janukovic ka qenë dashur të jetë më i hapur gjatë bisedimeve.
“Procedura e ndjekur për këtë marrëveshje është bërë me dyer të mbyllura dhe kjo nuk është ajo që dëshiron populli ukrainas”, tha Tigipko në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.
Në ndërkohë, rajonet në perëndim të Ukrainës kanë kërkuar sot dorëheqjen e presidentit Janukovic, për shkak të marrëveshjes kundërthënëse me Rusinë, sipas së cilës, Flota e Detit të Zi do të mbetet në portin Sevastopol në Krime, deri në vitin 2042.
Parlamenti rajonal në Lvov, me dy të tretat e miratoi një deklaratë, në të cilën thotë se Janukovic i ka "tradhtuar interesat e vendit".
Deklarata është mbështetur edhe në rajonin fqinj, Ternopil, ku marrëveshja e Janukovicit dhe Medvedevit u quajt "kapitullim i turpshëm".