Nick Clegg, më i fortë me fakte!

Ishte një lider liberal australian, jo britanik, i cili e kishte gjetur veten në fund të një debati, në një injorim të të mrekullueshmit Paul Keatin që tregoi se as politika nuk ka standarde të dyfishta.
As Gordon Brown dhe as David Cameron nuk munden që ta sulmojnë direkt Nick Clegg në debatin e hapur. Gazetat thoshin se e kryen punën shumë herët atë ditë. Por, absolutisht, pyetja qendrore në debatin e dytë të liderëve partiakë ishte se vala e liberaldemokratëve pas debatit të parë ishte sikurse ajo e para – apo një makth – ku Clegg mund të mbrojë arritjen e tij apo të zmadhojë edhe më shumë përkrahjen për të.
Përgjigja është se Clegg dhe partia e tij janë në këtë garë deri në fund. Clegg duhet të mbahet. Kjo ishte një paraqitje e konsoliduar e liderit liberaldemokrat, jo si një lojtar i dytë i zgjedhjeve elektorale. “Fjala “pajtohem me Nickun” si citat i javës ka kaluar, këtë herë duhet të këtë më shumë njohje që liberaldemokratët janë bërë një kërcënim real për karrierën e dy kandidatëve të tjerë – e ndoshta edhe për të ardhmen e dy partive më të mëdha në Britani. Këtë herë Clegg duhet të luftojë më shumë. Me argumente, ai ka ngritur pyetje interesante për rrugën e katolikëve në debat. Në çdo rast, kjo do të ishte “një mospajtim me Nickun” gjatë debatit.
Cameron ishte më shumë efektiv. Ai la mënjanë nervat dhe qysh në javën e parë ishte më shumë këmbëngulës. Ai ka një zanat që të përgjigjet si një papë, përderisa premtimet e tij për shtegun e tretë të aeroportit Heathrow kanë mbetur aty, pavarësisht konsensusit të merituar të kandidatëve për problemet e klimës.
Brown ishte më shumë i mjegullt në këtë debat fillestar. Ai ishte i përgatitur mirë dhe bëri një fillim efektiv. Por, përsëritja dhe reflektimi i arritjeve të tij dhe statistikave nuk e dërgojnë atë askund. Hidhërimi i tij është joatraktiv. Faktet e hapura të këtij debati janë se Brown dhe partia e tij mund të zënë vendin e tretë. Nën udhëheqjen e një lideri të keq, i zgjedhur keq, i mbajtur keq, laburistët do të kenë një krizë të sigurt në zgjedhjet e shtatë majit.
Nuk do të këtë edhe për pak kohë zgjedhje të tilla elektorale sikurse këto. Tani zgjedhësi modern i politikës britanike është i lodhur me parullat famoze, në të cilat partitë mbështeten në shkelje dhe taktika se si ta bëjnë atë të votojnë. Në një zonë të vetme elektorale, në një fushatë të klasës së lartë, gjëra të këtilla mund të ndodhin – edhe pse të kalosh nga pozita e tretë në të parën është një gjë e pazakonshme. Por jo, deri tani nuk ka ndodhur në zgjedhje të përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e para të jashtëzakonshme.
Liberaldemokratët dhe partitë paraardhëse të tyre mund të korrin suksese të tjera në këtë mënyrë. Kjo duket se nëse ka votues të mjaftueshëm dhe do të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’i mundin dy partitë kryesore, por pas kësaj duhet edhe një luftë tjetër, ajo për marrjen e ulëseve. Pasi kam biseduar me dy politikanë gjatë javës, një vinte nga liberaldemokratët dhe një tjetër nga laburistët. Të dy, pa ndonjë kërkesë, më thanë të njëjtën gjë mua. Kjo do të thotë se është fundi i politikës në të cilën jemi rritur. Votuesit janë duke e përdorur Cleggun për të dënuar dy partitë kryesore dhe nuk ka asgjë që të ndalojë atë për ta bërë këtë gjë.
A do të mundet Clegg që të fitojë në ditën e zgjedhjeve? Kjo është pyetja që paraqitet si fantazmë për politikën britanike gjatë gjithë prillit. A mundet një parti e tretë, të thyejë barrierat, që me anë të kundërsulmeve ndoshta të fitojë zgjedhjet edhe pas këtyre, që janë më të vështirat të mundshme, duke ndryshuar kështu hartën e politikës britanike për gjeneratat në vazhdim? Instinktet dhe zërat për këtë gjë tani nuk mund të parashikohen. Janë disa precedentë që do t’i shohim në atë se çfarë do të arrijë Clegg në javët në vazhdim.
Këtë javë, Clegg mori një e-mail në të cilin shkruan “Kujdes, mon ami”. Vërejtja erdhi nga ata pak politikanë demokratë, të cilët qëndrojnë në një vijë sikurse qëndron Clegg sot. Në pranverën e vitit 2007, partia e qendrës franceze të Francois Bayrou filloi një fushatë kundër dy partive elite parisiene. Ajo drejtoi një valë të mbështetjes që e bënë atë mbështetëse të atyre zërave që dëshirojnë thyerje në sistemin majtas-djathtas në zgjedhje presidenciale franceze. Një sondazh e paraqiti Bayrou me 23 për qind, duke e lënë në garë me të majtën e Segolene Royal dhe të djathtën e Nicolas Sarkozysë. Në ditën e votimeve u pa që Bayrou nuk kishte fituar aq sa ishte pritur.
Clegg duhet të përpiqet që të mësojë nga përvoja e Bayrout – kjo është arsye se pse duhet takuar dy burra. Mësimi kryesor i Cleggut duhet të fokusohet në projekte interesante që i mundin dy kandidatët e tjerë. Ai duhet po ashtu të mësojë nga garat për president në vitin 1992 të SHBA-së, si Ross Perot.
Megjithatë, dy partitë kryesore nuk duhet t’i nënvlerësojnë ambiciet e Cleggut, siç thonë edhe veteranët e liberaldemokratëve. Ai tani është i gatshëm me fakte dhe partia nuk do të luajë më vetëm rolin e një zëvendësuesi, por mund të jetë edhe kryesore. Nga debati u pa që laburistët dhe konservatorët mbesin shumë të frikësuar. Clegg duhet të ecë në telin në të cilin është nisur... (The Guardian)