G20 pa kompromis në Washington
Grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe vendeve me hov të shpejtë ekonomik nuk arritën të gjejnë një kompromis, lidhur me pjesëmarrjen e bankave në mbulimin e shpenzimeve të krizës financiare.
Gjermania është angazhuar intensivisht në përfshirjen e bankave në këtë proces, tha sekretari shtetëror i financave Jörg Asmussen, pas takimit të ministrave të financave të shteteve anëtare të grupit G20, I cili u zhvillua në Washington.
Por për këtë vazhdon të ketë qëndrime të ndryshme, tha Asmussen. Dallimet vërehen mes vendeve që kanë pasur shpenzime të mëdha gjatë krizës dhe vendeve që nuk janë goditur aq shumë nga ajo, para së gjithash tek vendet me hov të shpejtë ekonomik.
Përkrah Gjermanisë në përfshirjen e bankave në mbulimin e shpenzimeve janë angazhuar edhe Franca e SHBA-ja, ndërsa kundër ishin Kanadaja, India dhe Australia.