Lideret boterore ne Buckingham Palace
Liderë nga e gjithë bota u bashkua në “Buckingham Palace” në Londër, në pritjen e organizuar nga Mbretëresha Elizabet dhe bashkëshorti i saj, princi Filip, Duka i Edinburgut. Mes të ftuarve ishin zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama, sekretari i përgjithshëm i kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kryeministri rus, Dmitri Medvedev, por edhe presidenti i Komitetit Olimpik ndërkombëtar, Zhak Rog.
Në ceremoninë e organizuar, për t’u uruar mirëseardhjen krerëve të shteteve nga e gjithë bota, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha.
Sovrania e Mbretërisë së Bashkuar u uroi të gjithë liderëve suksese, një aventurë dhe prezantim të këndshëm për vendet e tyre në këtë Olimpiadë. Kryeministri Berisha falënderoi Mbretëreshën Elisabeth II për pritjen e përzemërt dhe shprehu kënaqësinë e madhe që pati mundësinë t’i urojë direkt përvjetorin e diamante, 60 vjetorin e mbretërimit të saj, periudhë në të cilën Madhëria e Saj ka fituar admirimin dhe respektin e mbarë njerëzve të lirë në botë. Mbreteresha Elisabeth II e falënderoi Kryeministrin Berisha për urimet. Kreu i qeverisë shqipare pati një bisedë edhe me trashëgimtarin e kurorës britanike, Princin e Ëellsit, Charles, i cili u tregua shumë i interesuar për zhvillimet në Shqipëri dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se ka dëshirë të vizitojë vendin tonë. Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi dhe me përfaqësesus të tjerë të familjeve mbretërore te Europës. Gjatë kësaj pritjeje, zoti dhe zonja Berisha biseduan përzemërsisht me Zonjën e Parë të SHBA Michel Obama, me presidentin italian napoletano, Kryeministrat e rusisë, Holandës, Belgjikës etj. Në këto biseda Kryeministri Berisha i njohu ata me zhvillimet në Shqipëri dhe ecurinë e reformave në vend. Pas ceremonisë në “Buckingham Palace” për arsye sigurie dhe logjistike, krerët e 95 shteteve të pranishme në pritje hipën në autobus me Mbretëreshën për të marrë pjesë më pas në ceremoninë e hapjes.