Hepatitet 8.5 e popullsise ne vendin tone e infektuar
Mund të jesh i prekur nga hepatitet, por nuk ke dijeni. Shumë rrallë ato mund të shfaqin simptoma të qarta dhe diangnostikimi i tyre mund të bëhet vetëm nëpërmjet analizava të gjakut. Por ndonëse janë më të përhapura se virusi HIV apo sëmundje të tjera malinje, shqiptarët janë pak ose aspak të ndërgjegjësuar për rrezikun që sjellin hepatitet e tipit B apo C në një kohë kur këta persona mund të përbëjnë rrezik edhe për njerëzit që i rrethojnë pasi ato transemtohen nëpërmjet lëngjeve të trupit në mënyrat më të thjeshta.
8.5 % e popullsisë në vendin tonë janë infektuar nga hepatitet, ndërkohë që prevalencë më e lartë vihet re në grupet e riskut si të droguarit apo personat me orientim të ndryshëm seksual ndërkohë që sipas mjekëve problematik mbetet fakti se 30% e të prekurve nuk kanë dijeni për sëmundjen
Sipas të dhënave të OBSH hepatitet e tipit B dhe C janë përgjegjëse për rreth 1 milion vdekje në vit dhe rreth 500 milionë të infektuar në të gjithë botën nderkohë që 1 në 12 persona vuan nga forma kronike e hepatiteit dhe 1 ne 3 nga ajo akute
Këto të dhëna u bënë publike në ditën ndërkombëtare të luftës kundë hepatiteve.