E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantesh ne Portin e Durresit

Kthimi i emigrantëve për pushime në Shqipëri ka sjellë fluks në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit.
Vetëm në tri ditët e fundit në portin e Durrësit kanë hyrë mbi 6 mijë 400 persona, prej të cilëve 1800 shtetas të huaj.
Fluksi rritet çdo ditë e më shumë për shkak të sezonit turistik, kthimit të emigranteve dhe turistëve të huaj, ku në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë hyrë në port 11 % më shumë shtetas, thënë ndryshe 1150 persona më shumë.
Ndërkaq në tre ditët e fundit kanë dalë nga kjo pikë kufitare 2635 persona, 974 prej të cilëve shtetas të huaj. Mjete gjithsej kanë hyrë rreth 1590 dhe kanë dalë mbi 600 të tilla.
Autoritetet portuale raportojnë se e diela e cila përkon dhe me fillimin e muajit korrik, pritet të sjellë një numër të lartë shtetasish, ku numri i të cilëve pritet të arrijë deri ne 5 mijë brenda një dite, nga ku do të mbërrijnë me 5 tragete.
Policia kufitare dhe ajo rrugore kanë hartuar planin e masave për përballimin e fluksit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Për të përballuar fluksin janë vënë në dispozicion të emigrantëve 20 sportele, që procedurat të kryhen sa më shpejt, ndërsa janë marrë të gjjitha masat që në ditët në vijim në gatishmëri të jenë 36 të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›