E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe grabitet me arme dhe maska nje kazino

Grabitet me armë dhe maska një pike e lojërave të fatit në qendër të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi nëorën 02.00 të natës, ndërsa në Kazino kishte edhe klientë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kanë qenë më shumë se 3 persona që janë futur në kazino dhe kanë arritur të përvetësojnë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe një sasi të konsiderueshme eurosh, por që ende nuk është bërë publike shuma përkatese. Kazinoja APEX ndodhet vetëm 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, ndërsa kjo e fundit bëri me dije se ka arritur të identifikojë njërin prej autorëve grabitës, por për arsye hetimi nuk bën publik gjenialitetet e tij. Kazinoja në fjalë ka rënë pre e një grabitje të tille edhe rreth një vit më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›