Tafaj 70 e maturanteve do te ndjekin studimet me kohe te plote

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka inspektuar qendrat e provimeve të maturës shtetërore në Elbasan dhe në disa rrethe të vendit. Tafaj u shpreh mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit dhe u shpreh se të gjithë maturantët do të kenë mundësi për ndjekjen e studimeve të larta me kuotat e miratuara në qeveria shqiptare. Ministri nënvizoi se 70% e tyre do të kenë mundësi që të ndjekin studimet me kohë të plotë në universitetet publike, ndërkohë që pjesa tjetër mund të vazhdojnë studimet part time ose me kohë të pjesshme.
Sa i përket rezultateve të provimeve të maturës ai tha se pritet që ato të dalin gjatë pasdites së nesërme. Ministri ka përshëndetur drejtoritë arsimore, shkollat, stafet pedagogjike për përkushtimin dhe seriozitetin që treguan gjatë provimeve të lirimit e të maturës në shkallë vendi. Ai theksoi se provimet e maturës nga viti në vit kanë arritur standarde të larta të përafërta me të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë studentët nuk do të jetë e nevojshme që të kryejnë provime shtesë për ndjekjen e studimeve dhe njohje të diplomës nga këto vende.
Provimeve me zgjedhje u janë nënshtruar 44 mijë studentë nga i gjithë vendi.