E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën në aksident 50-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Pakujdesia në drejtimin e mjetit i ka marrë jetën një 50-vjeçari. Burime nga policia bëjnë të ditur se Përparim Laçi, 50 vjeç, nga Burreli ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti automobilistik afër kthesës së Kamzës. Policia po heton për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është larguar pa adresë pas aksidentit. Mendohet se automjeti që ka lënë të vdekur 50-vjeçarin të jetë furgon tip “Benz Sprint”. Ekspertët e hetimit të aksidenteve realizuan veprimet e para procedurale dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. Bëhet e ditur gjithashtu, se çështja i kaloi për hetime të hollësishme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largim nga vendi i aksidentit".
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›