Si do të shtohet fondi i kompensimit të pronave
22/02/2011 Te AKKP-ja kalon 100% e vlerës së truallit shtetëror të shitur me ankand dhe 65% për objektet
Fondi i kompensimit të pronave pritet të shtohet këtë vit pas shitjes së trojeve dhe objekteve pasuri shtetërore. Në udhëzimin për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2011, parashikohet që të ardhurat nga shitja me ankand të shkojnë për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Këtë vit, për kompensimin e ish-pronarëve janë në dispozicion pothuaj 1 miliard lekë të reja dhe në këto shifra nuk përjashtohet mundësia e akordimit të fondeve shtesë. Pritet vetëm miratimi nga Këshilli i Ministrave ku mund të ndryshojnë edhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve dhe AKKP-ja do të nisë menjëherë punën për shpalljen e datës për pranimin e kërkesave. Më pas do të nisin procedurat për kompensimin financiar.
Shitja me ankand
Një prej burimeve të fondit të kompensimit financiar janë të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Këto fonde derdhen në llogarinë e të ardhurave të Degës së Thesarit Tiranë për Ministrinë e Financave. Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Ministrisë së Financave rakordon çdo muaj me Degën e Thesarit Tiranë për të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore. “Bazuar në akt-rakordimet, Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Ministrisë së Financave autorizon transferimin e mjeteve monetare në llogarinë e Fondit të Kompensimit të Pronave pranë Bankës së Shqipërisë, të asaj pjese të të ardhurave që i takon kompensimit të pronave, në masën 65 për qind të vlerës së shitjes për objektet dhe 100 për qind të vlerës së shitjes për truallin, sipas përcaktimit në germat “a” dhe “b” të pikës 27 të kapitullit të III-të të VKM-së nr. 1638 datë 17.12.2008”, - theksohet në udhëzimin e zbatimit të buxhetit. Transferimet e fondeve buxhetore çdo vit për kompensimin e ish-pronarëve bëhen me kërkesë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në llogarinë e saj pranë Bankës së Shqipërisë.
Paratë nga legalizimi
Të ardhurat nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, si rrjedhojë e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, derdhen nga individët në llogarinë e të ardhurave të degëve të thesarit. Drejtoria e Operacionale në DPTH autorizon transferimin e mjeteve monetare në masën 100% të të ardhurave nga transferimi i parcelës ndërtimore nga llogaria “Depozita e Qeverise”, në llogarinë e fondit të kompensimit të pronave pranë Bankës së Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar, si pasojë e këtij procesi AKKP-ja arriti të shpërndante për këto subjekte mbi 1,22 miliardë lekë për rreth 1 300 pronarë apo bashkëpronarë dhe parashikimi për vitin në vazhdim është akoma më optimist për këtë kategori pronarësh.
Kompensimi
Ministri i Financave hap llogari pagesash në një bankë të nivelit të dytë me emërtimin “Pagesa nga Fondi i Kompensimit të Pronave”. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton publikisht në media ose nëpërmjet faqes së vet zyrtare listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave. Subjektet përfituese, në emër dhe për llogari të tyre, hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Vërtetimin e lëshuar nga banka për hapjen e llogarisë, e dërgojnë pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila ia bashkëlidh dosjes së aplikimit. Kryerja e pagesave sipas kategorive të përfituesve kryhet nga personat e autorizuar nga Ministri i Financave, përfaqësues të Agjencisë, nga llogaria e pagesave në bankën e nivelit të dytë në llogarinë bankare të përfituesve. Raportimi i Agjencisë në Ministrinë e Financave kryhet çdo datë 5 të muajit për pagesat e përfituesve, të kryera gjatë muajit paraardhës nga llogaria në bankën e nivelit të dytë, si edhe në fund të vitit, për pagesat përfituesve të kryera gjatë gjithë vitit. Gjendja e mjeteve monetare të papërdorura nga fondi i kompensimit të pronave në fund të vitit buxhetor, në llogarinë e fondit të veçantë në Bankën e Shqipërisë, mbartet për llogari të vitit të ardhshëm.