Si verifikohet kërkesa për punësimin në Itali
22/02/2011 Parashikohet punësim edhe për 1000 punonjës të trajnuar në qendrat profesionale në vend
Praktika e kërkesës kontrollohet online në http://domanda.nullaostalavoro.interno.it/,
faqen zyrtare
Procedura e verifikimit të kërkesës për marrjen e punonjësve shqiptar nga punëdhënësit italian nëpërmjet “dekret fluksit”, mund të kontrollohet online në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane. Konkretisht, bëhet fjalë për 4500 kuotat e miratuara për punonjësit shqiptarë, në bazë të marrëveshjes që ekziston ndërmjet dy vendeve për punësimin e ligjshëm të emigrantëve. Këta të fundit mund të konfirmojnë online se deri në ç’pikë ka mbërritur shqyrtimi i kërkesave të paraqitura për shqiptarët në datat 31 janar dhe 3 shkurt. Kjo procedurë e gjitha mund të kryhet nëpërmjet faqes së ministrisë së brendshme, mjafton që përdoruesi të mbaj mend adresën email dhe fjalëkalimi i përdorur për dërgimin e kërkesës.
Verifikimi
Ata që kanë dërguar kërkesë me flukset për punësimin e një punonjësi shqiptar, apo për konvertimin e lejeqëndrimit, mund të ndjekin nëpërmjet Internetit kërkesën e tyre në faqet e posaçme të ministrisë së Brendshme. Mjafton të lidhesh me http://domanda.nullaostalavoro.interno.it/, të fusësh adresën email dhe fjalëkalimin e përdorur për regjistrimin dhe të shtypësh “accedi”. Më pas do të hapet një faqe video në të cilën vizualizohet kodi identifikues i kërkesës, i njëjti i kuponit të kërkesës, dhe një përshkrim i shkurtër i pikës ku ka arritur kërkesa. Për çdo rast kur kërkesa është në proces të vlerësimit nga organet përkatëse, të sportelit unik, ata të departamentit të punës, policisë apo organe të tjera, jepen detajet përkatëse të cilat i lejojnë aplikuesit që të kuptojë se në ç’pikë ka vajtur aplikimi tyre dhe se kur duhet të paraqiten për të përfunduar procedurat. Konkretisht këto përgjigje mund të kenë të bëjnë verifikimin e kërkesave të kontratës dhe shpërndarjen e kuotave të referuara në kategorinë e aplikuar në kuadër të provincës. Në brendësi të përgjigjeve përcaktohet se deri ku ka mbërritur procedura e verifikimit, përgjigen që ka dhënë policia rastte kur refuzohet kërkesa apo rastet e tjera kur duhet të plotësohen më tepër dokumente.
Vlefshmëria
Kjo procedurë vlen vetëm për ata që kanë dërguar kërkesën nga kompjuteri personal, pra që kanë email dhe fjalëkalim personal. Ata që i janë drejtuar patronateve, shoqatave dhe konsulentëve të punës, duhet të interesohen pranë po atyre sporteleve për të marrë vesh se në ç’fazë ndodhet kërkesa e tyre. Specialistët konfirmojnë se jo të gjitha kërkesat mund të shihen që tani. Në shumë raste, megjithë futjen e email-it dhe fjalëkalimit të saktë, del diçitura “nessun dato trovato” (nuk gjendet asnjë e dhënë). Kjo ndodh kryesisht për kërkesat e dërguara më 31 janar. Nuk duhet të shqetësoheni, sistemi informatik është në fazë përditësimi dhe me kalimin e ditëve duhet të arrijë të japë informacione për të gjitha kërkesat e paraqitura.
Punësimi në Itali
Parashikohet punësim edhe për 1000 punonjës të trajnuar në qendrat profesionale
Në bazë të marrëveshjes së lidhur ndërmjet vendit tonë dhe Italisë( që nga viti 2008), të drejtën e punësimit në këtë shtet do ta kenë edhe punëtorët e trajnuar në qendrat e formimit profesional. Ndonëse, ende nuk është finalizuar kjo nismë është parashikuar që 1 mijë të papunë të regjistruar në zyrat rajonale të punësimit në të gjithë vendin tonë, të cilët janë trajnuar për profesione të ndryshme, do të mund të punësohen sipas kërkesës së tregut të punës në Itali. Megjithatë, e gjithë kjo procedurë pritet të zbardhet pasi të zhvillohet takimi ndërmjet dy palëve gjatë ditëve të ardhshme. Burime pranë Ministrisë së Punës bëjnë me dije se pas shpalljes së kuotave të punësimit nga shteti italian më 31 janar të këtij viti, pritet që një përfaqësi e Ministrisë së Punës së Italisë të mbërrijë në vendin tonë për të diskutuar mbi mundësinë e dërgimit në Itali të kontingjentit prej 1 mijë punëtorësh të trajnuar në qendrat e formimit profesional. Ndërkohë që aplikimet e bëra për 4500 kuotat kanë përfunduar dhe tashmë ka nisur verifikimi i kërkesave nga organet përgjegjëse të këtij vendi. Sipas të dhënave të detajuara, është pohuar se
fluksi i kërkesave të paraqitura për shqiptarët që duan të punësohen në Itali nëpërmjet programit paraqitet të jetë tepër i lartë krahasuar me kuotat e aprovuara. Çka do të thotë se të drejtën për tu pranuar do ta gëzojnë një në dy kërkesa të paraqitura.