E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks kërkesash për pasaporta

Gjirokastër- Rritet ndjeshëm fluksi i kërkesave për pasaporta në 3 komisariatet e qarkut të Gjirokastrës. Numri i madh i kërkesave është ndjerë në mënyrë të veçantë gjatë javës së fundit, që justifikohet më mbërritjen e një numri shumë të madh emigrantësh.

Informacionet zyrtare të marra nga drejtoria e policisë bëjnë të ditur se qysh porej datës 15 korrik janë pranuar 1510 aplikime për pasaprta dhe janë prodhuar 1147 pasaporta.

Afati minimal për nxjerrjen e një pasaporte është 3 ditë, kurse ai maksimal 5 ditë. Koha e shkurtër e pajisjeve të shtetasve me pasaportë ka bërë që të mos ketë radhë, ose probleme.

“Çdo ditë prodhohen mesatarisht rreth 50 pasaporta”- thonë burimet, duke shtuar se kapacietti ësht ëi mjaftueshëm dhe nuk do të ketë probleme. ElbasanEdhe ne Elbasan fluksi i kerkesave per pasaporta eshte shume i madh. Në komisariatin e Elbasanit gjatë ditëve të para të gushtit janë regjistruar mbi 100 aplikime. Sipas drejtuesve të komisariatit pasaportat po prodhohen në kohë rekord duke i ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve të cilët kanë aplikuar për dokumentin e identifikimit. Shefi i komisariatit Gjelosh Prendi i është drejtuar emigrantëve të mos humbin durimin pasi pasaportat po prodhohen në një kohë rekord 24 orë gjë që e bën më të thjeshtë dhe më të shpejtë zgjidhjen sidomos për emigrantët. Radhët e ditëve të fundit, sipas tij janë krijuar artificialisht pasi shërbimi është totalisht i angazhuar për ti shërbyer në kohë dhe me cilësi qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›