Vdes në kabinë elektricisti 50- vjeçar
-------------------------------------------Arrestohet prostituta 20- vjeçare
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e djeshme 20-vjeçaren S. K, lindur në Laç e banuese në Tiranë, pasi ajo është kapur në flagrancë duke prostituuar. Burime nga policia thanë se arrestimi i vajzës u krye pasi ajo u kap në rrugën “Karl Gega” në një hotel duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas kundrejt shumës së parave prej pesë mijë lekësh. Agjentët e antitrafiqeve kishin siguruar informacione në rrugë operative për “aktivitetin” e Kalthit, ndaj dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim atë prej disa ditësh. Agjentët zbuluan dhe vendin ku 20-vjeçarja prostituonte duke kryer dhe ndërhyrjen. Ditën e djeshme policia ka kapur Kalthin teksa prostituonte me një klient. Ky i fundit u mor në pyetje nga policia dhe pasi deklaroi se kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale më 20-vjeçaren u la i lirë, ndërsa ndaj vajzës u mor masa e arrestit për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”.