E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks në Kakavijë dhe Kapshticë, kthehen 5500 emigrant

Me rastin e festave të fundvitit në pikën kufitare Kakavijë dhe Kapshticë është regjistruar fluks i madh emigrantësh. Sipas informacioneve të fundit në 24 orët e fundit kanë hyrë në Kakavijë 5500 emigrantë, ndërsa në tokën helene janë krijuar radhë të gjata pritjesh, pasi emigrantët kthehen në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Ndërkohë që situata në pikat kufitare është rënduar dhe për shkak të mungesës së sporteleve në dispozicion të kalimtarëve. Pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërkohë që pala shqiptare ka 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.

Burimet bëjnë të ditur se në pikën kufitare të Kapshticës deri në këto momente kanë hyrë rreth 4 mijë emigrantë, 1200 mjete. Edhe këtu pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 8 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 4.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›