Pranvera e mundësive për Shqipërinë

Përzgjedhja e kreut të këtij institucioni është një nga 12 kriteret e Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
"Ajo që ndodhi dje ishte një premtim i mbajtur i mazhorancës, me vetëdije që Avokati i Popullit i takon dhe duhet të jetë i opozitës. Ky ishte një proces, i cili ka shënuar heqjen nga lista të njërit prej rekomandimeve të Bashkimit Evropian, por që do të kishte qenë lehtësisht i realizueshëm edhe një vit më parë”, tha Bregu.
Gjithsesi, vijoi ministrja, "është e vështirë të mos thuash dhe të mos mendosh, në momentin që realizohet një nga objektivat, sesa të lehtë do ta kishim pasur për të përmbushur 12 prioritetet e planit të veprimit nëse ky bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës dhe ky konsensus i opozitës për të votuar dhe marrë përgjegjësitë e saj në procesin e integrimit evropian do të kishte qenë i mundur”.
E pyetur për datën e anëtarësimit në BE, Bregu u shpreh se nuk ka rëndësi data e anëtarësimit evropian sesa procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat, proces në të cilin po ecën Shqipëria.
"Nuk është një datë që e përcakton politika shqiptare dhe faktori shqiptar. E vërteta është që vonimi i plotësimit të detyrimeve e vonon këtë proces dhe e vonon këtë datë sikurse ka ndodhur këto dy vjet”, tha Bregu. "Nëse çdo gjë arrihet të realizohet brenda periudhës së pranverës, atëherë të gjitha mundësitë e tjera janë më të afërta për Shqipërinë”, tha Bregu.
Sipas saj, "do të jetë këshilli i qershorit apo shtatorit që do të vendosë në agjendë shqyrtimin e statusit. Në momentin që Shqipëria tregon se po realizon detyrimet atëherë gjithçka është mirë". /Start/
2011-12-23 17:23