E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks ne Kapshtice drejt Greqise me pushime

Mbi 7000 emigrantë dhe 2800 automjete kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar nga pika e kalimit kufitar e Kapshticës vetëm në 24 orët e fundit. Një rritje krahasuar me një vit më parë ka shënuar edhe numri i udhëtarëve që dalin nga territori shqiptar për qëllime turizmi, kjo për shkak të lëvizjes së lirë, pa viza. Kështu rreth 2000 persona kanë udhëtuar drejt plazheve greke në 24 orët e fundit.
Vlen të theksohet se falë shtimit të numrit të sporteleve dhe të personelit udhëtarëve nuk iu duhet të presin në rradhë ashtu si një vit më parë.

“Këtu s’ka rradhë. Ajo varet, ndodh të ketë rradhë dhe ndodh edhe të kalosh lirshëm si sot”-thotë një emigrant.

“Këtu është më mirë. Më parë ka pasur shumë rradhë ndërsa tani nuk ka më”-thotë një tjetër.

Në doganën shqiptare punohet me 8 sportele, katër në hyrje dhe katër në dalje të cilat shtohen në rast se krijohen rradhë. Ndërsa në doganën greke funksionojnë 3 sportele dhe për këtë arsye në një takim të autoriteteve doganore pala shqiptare ka kërkuar shtimin e numrit të sporteleve në anën greke të kufirit duke patur parasysh edhe mundësinë e rritjes së fluksit të udhëtarëve.

Jorgjeta Gjançi                     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›