Matematika e 8 majit zgjedhjet shemben bastionet e PD-PS

Zgjedhjet e 8 majit, “shembën” bastionet e majta dhe të djathta duke futur në lojë kalkulime të reja shifrore. Më e fituar nga përllogaritjet e reja është Partia Demokratike e cila megjithëse ka humbur në zonat bregdetare, ka ngushtuar diferencën e rezultatit me socialistët. Megjithëse PD është renditur sërisht si forcë edytë politike, merita e saj është koalicioni i gjerë me aleatët e vet.
Në vitin 2007, PS fitoi Bashkinë e Vlorës me 6097 vota diferencë, ndërsa në vitin 2011, kjo diferencë u ul në 5429 vota. Korça është një tjetër shembull. Diferenca ka zbritur me 1 mijë vota mes demokratëve dhe socialistëve. Ndërsa në qarkun e Kukësit, demokratët më 8 maj fituan 1500 vota më shumë sesa në vitin 2007. Edhe Shkodra ka sjell rezultat të ri për demokratët në zgjedhjet e fundit lokale. Në këtë qark, demokratët fituan 5 mijë vota më shumë se socialistët në zgjedhjet e 2007, ndërsa më 8 maj, demokratët kaluan në epërsi me mbi 9 mijë vota. Tirana është një shembull tjetër pozitiv për demokratët. Që pas vitit 2003, PD ka shembur distancën me mbi 22 mijë vota, duke fituar ngushtë Bashkinë më të madhe të vendit me 81 vota diferencë.
Politologu Afrim Krasniqi thotë për “AS” se demokratët kanë marrë një rezultat pozitiv në zonat rurale, ndërsa socialistët kanë siguruar fitoren në qytete të rëndësishme të vendit.
“Vitet e fundit, nga zgjedhjet vendore në Shqipëri konstatohet fenomeni që në zonat rurale, në ato të varfëra ka rritje të numrit të votave për të djathtën. Qytetet metropol në tërësi kanë votuar për të majtën. Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit pati një risi, që koalicioni i maxhorancës ishte koalicioni më i gjerë i mundshëm. Për herë të parë, parti shumë të majta ishin me të djathtën dhe duke qenë i tillë mblidhte një numër të madh votash. Në raport me zgjedhjet parlamentare kemi një rënie drastike të numrit të numrit të votave për të gjitha partitë politike. Për shkak të formulës zgjedhore në Shqipëri, PD vazhdon të jetë parti e dytë ndërsa si koalicion arriti të mbledhë mjaftueshëm aleatë sa të dominonte shumicën e këshillave të qarqeve.
Ndërkohë në pritje të një analize finale të zgjedhjeve lokale nga secili subjekt politik, komuna e Shalës në Shkodër mban pezull çertifikimin zyrtar të zgjedhjeve, ndërsa në Finiq ripërsëritet historia ku kreu i ri i komunës, ashtu si në 2007-ën, zgjidhjet me një diferencë të ngushtë votash.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e martë , 02 gusht 2011 )