Djegiet nga dielli te rrezikuar ata qe flene ne plazh

Djegiet në lëkurë si pasojë e qëndrimit për orë me radhë në diell janë problematike për këtë sezon. Krahasuar me një vit më parë thonë mjekët në QSUT, ka patur më pak raste të pacientëve me djegie të shkallës së tretë apo asaj më të rëndë, ndërkohë që i konsiderueshëm ka qënë numri i atyre me diegie më të lehta të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore edhe për disa ditë me radhë në QSUT. Sipas mjekëve dominojnë moshat 40-50 vjeç.
“Ka pasur më pak raste me djegie nga dielli të tipit shokant. Raste të mesme dhe të vogla kemi pasur, madje një pjesë të tyre i kemi shtruar për disa ditë. Kanë dominuar grupmosha 40-50 vjeçare”-thotë Leonard Koka , mjek në Pavionin e Djegies-Plastikës në QSUT.
Mjekët thonë se duke patur parasysh temperaturat gjithnjë e në rritje, personat që kanë problem me lekurën duhet të qëndrojnë jo më shumë se një orë në diell, pasi mund të shfaqen sëmundje të rënda të lëkurës që kanë origjinë kancerogjene.
“Kjo lloj djegie më shumë shkakton një gjendje emocionale të rënduar. Këta lloj pacientësh ankohen shumë dhe kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë. Kur bëhet fjalë për një djegie të gradës së dytë, është një rast i rëndë. Ndodh te ata persona që flenë gjumë në plazh, në diell për disa orë. Për persona që kanë shumë probleme me lëkurën këshillohet një qëndrim një apo dy orë në diell, jo më shumë, pasi pasojat mund të jenë të mëdha”-thekson ai.
Sipas mjekëve, kujdes në këtë sezon duhet të kenë dhe qytetarët që në lëkurën e tyre kanë shumë nishane. Ata nuk duhet t’i ekspozojnë ato në diell, ndërkohë që mjekët rekomandojnë kremin mbrojtës më faktor 50 dhe plus 50 për qytetarët që kanë lëkurë të çelët.
Edlira Sulejmani