Trafiku ne Durres kaos nga ndertimet ne rruge

Mungesa e sinjalistikës rrugore, punimet në rrugë dhe ndërtimi i një rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Durrësit ka shkaktuar anomali në qarkullimin rrugor. Rruga hyrëse nga Ura e Dajnalit deri tek pallati i sportit është mjaft e ngarkuar, ku makinat, motorçikletat dhe këmbësorët janë përfshirë në kaos kryesisht në afërsi të stacionit të trenit aty ku bashkia ka vendosur të ndërtojë rrethrrotullimin.
Drejtuesit e mjeteve kane thënë se rrethrrotullimi nuk është zgjidhje. Sipas tyre trafiku në këtë nyje kryesore në hyrje të qytetit mund të zgjidhet lehtë me venien në punë të nëse semafori apo edhe të kontrollit nga policia rrugore.
“Trafiku është shumë keq. Këtë rrethrrotullimin e kanë bërë kot. Nuk merret vesh. Do të ishte më mirë me semafor”-thotë një shofer.
“Nuk e kam idenë se kush e ka shpikur këtë rrethrrotullimin këtu. Trafiku ka qenë i qetë. Shikoje se si është tani”-thotë një tjetër.
“Problemi më i madh është se është bllokuar hyrja e Durrësit ngaqë punimet janë shumë mbrapa këtu, ose janë çelur për efekt fushate dhe është bllokuar një pjesë e aksit ku janë parkuar autobusat. Është një skandal i madh”-shprehet një qytetar.
Aleks Kalemasi