E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks talentesh nga Italia në Skandinavi

Zyra e Talenteve në Gjermani po punon me intensitet të plotë për përpilimin dhe dërgimin e listave pranë FSHF-së edhe në këtë fillim viti. Futbollistët e talentuar u përkasin ligave të para të kampionateve të ndryshme dhe deri në ato të treta. Pas grumbullimit të sukseshëm të fillimdhjetorit 2006, Zyra e Talenteve ka dërguar një tjetër listë të pasur, më 29 dhjetor, ku spikasin emra lojtarësh që aktivizohen në Itali, Zvicër, Gjermani dhe vendet Skandinave. Në listën e publikuar në sitin prestigjioz dhe të vetmin që i kushtohet tërësisht zbulimit dhe identifikimit të sportistëve shqiptarë, www.talentet.com janë emra të tilla si: sulmuesit Petrit Hoxhaj dhe Barjam Muzaqi (që të dy të Groningen-Holandë), Shaban Ferati, mesfushor i Borussia Dortmund U-16 (Gjermani), mesfushori Allban Statovci i Bayer Leverkusen U-16 (Gjermani), mesfushori Sevdail Selmani i Bayer Leverkusen U-19 (Gjermani), mesfushori Florent Pepsi i Basel U-16 (Zvicër), mbrojtësi Agim Shabani i Fredrikstad, portieri Astrit Rrustemaj i FC Arau (Zvicër), sulmuesi Valon Duzhmani i SC Kriens, sulmuesi Agim Ibrahimi i Red Bulls U-19 (Austri), mbrojtësi Luigj Leka i Padova U-16 (Itali), Klodian Lacinej i Prato U-16 (Itali), dhe Indrit Maraj i Freiburg U-17 (Gjermani). Albania-sport i shpreh konsideratat e saj zotit Xhelil Musa për kontributin e jashtëzakonshëm të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›